E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i rendit hedh dyshime të forta për vdekjen e Lear Kurtit: Gjatë vrapit është e pamundur ta gëlltisësh qesen
Publik News

Eksperti i rendit hedh dyshime të forta për vdekjen e Lear Kurtit: Gjatë vrapit është e pamundur ta gëlltisësh qesen

Një protestë u mbajt dje para kryeministrisë për vdekjen e dyshimtë të Lear Kurtit. 32-vjeçari vdiq në mënyrë të mistershme brenda ambienteve të komisariatit numër 3 të policisë teksa organet shtetërore shkencore argumentuan se kishte gëlltitur dy qese me kokainë.

Fillimusht Policia raportoi se i riu ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, por ishte Trauma ajo që e hodhi poshtë këtë version duke thënë se Kurti mbërriti i pa jetë aty. Ekspertiza mjeko-ligjore tha fillimisht se ishte një qese e gjetur brenda trupit të pajetë të viktimës e më pas u bënë dy.

Fatjon Sufa, një ekspert rendi ka ngritur dyshime të forta e të qëndrueshne mbi vdekjen e Kurtit duke thënë se gjatë vrapit nuk ke mundësi ta gëlltisësh kokainën. Sipas tij, i riu fare mirë mund ta derdhte gjatë rrugës teksa i shpëtobte policisë.

Dy rrugë janë, ose e kapërdirë…dhe pastaj bëjmë logjikën, sa e madhe ka qenë qesja dhe si mund të kapërdihet kur vrapon. Se nuk ka mundësi, nuk shkon poshtë. Versioni i dytë është që mund të jetë futur. Ai gjatë rrugës mund ta hapte dhe ta derdhte dhe nuk linte asnjë gjurmë.

Gjatë vrapit nuk ke mundësi ta gëlltitësh. Unë mendoj se versioni i dytë, mund të jetë e futur sesa e gëlltitur. Kjo kërkon analizë. Sa e madhe ishte qesja, a tretet nga stomaku? Nuk është e mundur që stomaku të ketë tretur qesen brenda kësaj kohe. E para ka një kohë për autopsinë.

Njeri vërtetë vdes, por janë ato indet, për kimi apo shpirt, që brenda pesë orëve të bësh autopsinë!!!! Do minimumi 12-24 orë, pse do të shkosh të bësh autopsinë me vrap. Çfarë kërkonin? Ai mund të ketë vdekur edhe për shkaqe natyrale. Por të jetë doza, edhe mund ta ketë kapërdirë, por problemi është te plasmasi. Nëse plasmasi nuk është i tretur si është hapur? Flasim duke bërë logjikën’”,-u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.