Ekspertiza italiane zbardh rastin e Brian Spahiut
Ekspertiza e kërkuar në Itali për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës. Dokumenti voluminoz, që përcakton shkakun e vdekjes së të miturit, po analizohet nga prokurorja e çështjes dhe pritet të mbyllë fazën hetimore.
Brian Spahiu ndërroi jetë më 1 tetor 2023 në reanimacionin e pediatrisë në QSUT, tre ditë pas një ndërhyrjeje dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. Për këtë ngjarje, në hetim në gjendje të lirë janë mjeku Xhaxho dhe vajza e tij Ina, të akuzuar për “neglizhencë në trajtim mjekësor”.
Familja e 3-vjeçarit fajëson klinikën për mbidozë narkoze dhe për ndërhyrje të pajustifikuar, duke thënë se djali ishte dërguar vetëm për pastrim gurëzash, por iu krye punim në 14 dhëmbë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



