Ekstradohet nga Spanja trafikanti i drogës
Juxhin Drazhi pjesë e grupit të Visit të Pojës
Juxhin Drazhi, 34 vjeç, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. Ekstradimi u finalizua nga Interpol Tirana në kuadër të operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle. Drazhi akuzohet nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Hetimet e kryera nga SPAK zbuluan se ai ishte pjesë e një grupi të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



