E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, me dy plumba në kokë
Flash

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, me dy plumba në kokë

Detajet të reja janë zbardhur nga vrasja e bujshme e mbrëmjes së sotme në Elbasan, ku gjeti vdekjen Edmond Mëhalla. Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhej në një makinë pranë karburantit, biznesit të tij në Unazën Jugore të qytetit.

Rrethanat, shpjegojnë burimet, mbeten të paqarta, po ashtu dhe motivet. Gjithçka për momentin është mister.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.

Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.

Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa drejtonte një nga taksitë e kompanisë së tij.

E gjithë zona është e survejuar nga kamera dhe qarkullimi në këtë aks rrugor ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë jashtëzakonisht e dendur.

Atentati duket i mirë organizuar dhe atentatorët kanë organizuar vrasjen, duke u larguar vetëm pasi janë bindur se personi ka ndërruar jetë.

Dyshohet se janë dy persona që kanë kryer sulmin.  Ka dyshime se kanë lëvizur me një automjet. Fillimisht po merren në pyetje dëshmitarë okularë por nuk ka të dhëna konkrete, apo persona të dyshuar për ekzekutimin e Edmond Mëhallës.

Dyshimet po verifikohen për pista të mëparshme hetimore, me ndonjë konflikt të mundshëm. Nuk dihet se nëse i vrari ka patur konfliktet të mëparshme. Pritet të merren në pyetje dhe familjarë të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.