E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi mafioz në Vlorë, policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet dhe në shtëpinë e personit që i shpëtoi dy atentateve
Lajme

Ekzekutimi mafioz në Vlorë, policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet dhe në shtëpinë e personit që i shpëtoi dy atentateve

Policia e Vlorës po ushtron kontrolle në disa banesa në qytetin e Vlorës, pas atentatit mafioz me dy viktima sot në autostradën Fier-Vlorë, mëson gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi.

një prej banesave ku është ushtruar kontroll është edhe ajo e Endrit Sabedinit, person i njohur për policinë. Ai njihet dhe me emrin Indrit Sabedini.

I riu i ka shpëtuar dy atentateve që kanë pasur qëllim eleminimin e tij.

Ai mbeti i plagosur nga një shpërthim me eksploziv më dhjetor të vitit 2021.

Rreth katër vite më parë, 2017, Sabedini i shpëtoi mrekullisht një tjetër atentati pasi pikasi në kohë lëndën eksplozive pranë makinës.

Ngjarja ndodhi më 15 dhjetor 2017. Në atë kohë, Policia e Vlorës konfirmoi se qesja e zezë e gjetur pranë automjetit të Sabedinit ishte lëndë eksplozive.

Forcat xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar të pakos me lëndë eksploziv artizanale prej 500 gramë tritol. Ishte vetë Sabedini ai që pikasi qesen e dyshimtë dhe lajmëroi menjëherë Policinë.

Ai udhëtonte me makinë të blinduar, pasi i druhej një eliminimi të mundshëm.

“Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ‘Benz’, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dallon një qese plastmasë të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ‘Benz’ gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë. Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është”, sqaronte Policia në atë kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.