E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan / Basha takim me të rinjtë: Merren me  mua pse u kthye, si u kthye, çfarë ka veshur, si është qethur, por jo me debatin.
Lajme

Elbasan / Basha takim me të rinjtë: Merren me mua pse u kthye, si u kthye, çfarë ka veshur, si është qethur, por jo me debatin.

Nje detaj i vënë re nga rikthimi i Lulzim Bashës, kryetarit të dorëhequr të PD-së që ka vulën  është bluza ngjyrë kaki.

Në shumicën e takimeve të tij me të rinjtë, Basha na shfaqet me bluzën kaki, duke kopjuar kështu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Edhe në takimin e sotëm në Elbasan, Luli ka veshur sërish bluzën ngjyrë kaki, për të cilën është kritikuar dhe ironizuar nga një sërë eksponentësh politikë.

Por duke u munduar të heqë vëmendjen nga gjestet e tij për të ndryshuar imazhin e humbësit serial, Basha u ankua për kritikat.

Ai tha se kritikat për bluzën dhe modelin e flokëve të tij janë shenjë e keqe.

“Deri më sot, këto dy javë që kam nisur këtë diskutim, këtë debat, ndoshta e keni parë që janë munduar ta fshehin, ta fusin nën rrogoz. Keni oparë që janë marrë me aspekte të ndryshme të këtij debati, u kthye, pse u kthye, si u kthye, çfarë ka veshur, si është qethur, por jo me debatin. I shqetëson debati, i shqetëson substanca e debatit. Dhe kjo nuk është shenjë e mirë në vlerëimin tim, nuk është shenjë reflektimi”, theksoim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.