Elbasan/ Policia arreston dy burra, abuzuan abuzuan me 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara

Dy burra, një 44 vjeç e tjetri 59 vjeç, janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara.

Ka qenë e ëma e djalit, një 60-vjeçare, që ka shkuar e ka denoncuar rastin në polici.

Dyshohet se përdhunimi ndaj 31-vjeçarit ka ndodhur 12 ditë më parë, më 4 prill.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftoi policia.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Publikuar nga Publik Media