Elbasan/Qëlloi të riun nga makina, identifikohet autori i sulmit
Është identifikuar autori që qëlloi mbrëmjen e sotme me pistoletë në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan.
Burime nga policia bëjnë me dije se 34-vjeçari me iniciale A.S., i ka dalë përpara një personi me makinë dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Sulmi ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk raportohet të ketë marrë lëndime.
Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin A.S.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.
Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.
Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.
Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



