Eliminimi i Italisë, ja çfarë thotë Berluskoni
Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka reaguar pas eliminimit të Italisë nga play-offi për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.
Ashtu si i tërë kombi Italian edhe ai është ndier shumë keq për eliminimin e Italisë.
“Unë e dua Italinë, e dua imazhin tonë, e dua futbollin”, deklaroi Berlusconi për “Il Messaggero”.
“Atë natë, si miliona tjerë italianë jam ndjerë vërtetë keq. Shumë keq”, tha ai.
Italia nuk ia doli të kualifikohej në botërorë pas 60 vitesh, duke shënuar një nga dështimet më të mëdha në historinë e saj të futbollit.
Ndeshja ndaj Suedisë përfundoi 0-0, por Suedeia kishte fituar 1-0 në shtëpi. Për këtë eliminim ditën e sotme është shkarkur edhe trajneri Ventura, duke u parë si një nga përgjegjësit kryesorë për deshtimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



