E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elisa Spiropali do kalojë në”vetting” diplomatët shqiptarë
Flash

Elisa Spiropali do kalojë në”vetting” diplomatët shqiptarë

Testim i detyrueshëm brenda 12 muajve sipas ligjit të ri

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali prezantoi sot në komisionet parlamentare projektligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, duke e cilësuar si një reformë që forcon meritokracinë dhe hap rrugë për karrierë në bazë aftësish.

Por një dispozitë në fund të dokumentit – neni 68, pika 3 – po shkakton debat të fortë. Sipas saj, të gjithë punonjësit aktualë të Shërbimit të Jashtëm do t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për verifikimin e aftësive, proces që duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Projektligji nuk përcakton kriteret dhe procedurat e testimit, duke ia lënë ato një akti nënligjor që do të miratohet më vonë. Pikërisht kjo paqartësi ka ngritur shqetësime për fatin e diplomatëve të karrierës, pasi çdo moskalim i testit mund të nënkuptojë përjashtim nga sistemi.

Opozita paralajmëron se procesi mund të kthehet në filtër politik, duke hapur vakanca për emërime të reja. Gjatë diskutimeve, Spiropali iu përgjigj kritikëve duke thënë se testimi nuk përbën nepotizëm, edhe nëse aplikojnë persona me lidhje familjare, për sa kohë kalojnë procesin.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, shfuqizohet ligji nr. 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm”. Kështu, 12 muajt e parë pas publikimit në Fletoren Zyrtare pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e diplomacisë shqiptare.

Pyetja që mbetet: reformë për meritë apo riformatim sipas ngjyrave të pushtetit?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.