E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS i kishte caktuar Elisës vend në fund të sallës së Kuvendit
Flash

PS i kishte caktuar Elisës vend në fund të sallës së Kuvendit

Debati jashtë kamerave/ Rama e shkarkoi si ministre

Përveç shkarkimit nga qeveria si një hakmarrje e Belinda Ballukut, përndjekja politike ndaj Elisa Spiropalit duket se do të vijojë edhe brenda Grupit Parlamentar të PS-së.

Të paktën sinjalet e para u dhanë dje.

Pak minuta para se të niste senaca, ish-ministrja dhe ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti në sallë, me shpresën se do t’i kishin rezervuar një ulëse të mirë mes deputetëve. Por siç mëson një burim i Lapsi.al i pranishëm aty në sallë, Spiropalit iu tha se duhej të shkonte në fund të sallës.

Pikërisht aty ku qëndrojnë deputetë rrogëtarë të rëndomtë që s’kanë asnjë lidhje me parlamentin, por vetëm sa cojnë dhe ulin dorën sipas direktivave të partisë. Këtu nisi një debat verbal dhe kundërshti e hapur e saj me shërbimet e Kuvendit dhe të vetë grupit parlamentar socialist.

Pas disa minutash debati, u arrit të bëhej një spostim në sallë për t’i liruar vendin Elisa Spiropalit, thjesht që ajo të mos ishte në fund të sallës ku kishte zgjedhur ta poshtëronte partia e saj.

Natyrisht që Taulant Balla edhe pse s’ka ndonjë marrëdhënie të mirë më Spiropalin, spostimin e saj në fund të sallës si ato nxënësit ngelësa, nuk do të guxonte ta bënte pa një shkelje syri ngë shefi i tij, Edi Rama.

Prej shkarkimit nga qeveria e deri te spostimi në fund të sallës duket sikur Elisa Spiropali është në një fazë riedukimi nga partia e saj. Aludohet se faji që ka bërë është se flet anglisht nëpër ambasada e diplomatë kundër Belinda Ballukut dhe cetës së të korruptuarve të tjerë në PS.

Thumbi i Elisës për Skënderbeun

Elisa Spiropali ka shfrytëzuar një përplasje me opozitën dhe sidomos me Berishën për ti dërguar një mesazh Edi Ramës se është e pakënaqur me shkarkimin e saj si ministre e Jashtme. Në ditën kur në Kuvend po votoheshin anëtarët e rinj të kabinetit, ajo nuk e ka përmbajtur dot veten karshi heroit të saj kombëtar. Duke shfrytëzuar një replikë me Belind Këlliçin, ajo nënvizoi se e vetmja gjë për të cilën ndjente keqardhje ishte fakti se shkarkimin e saj e paratha Berisha.

“Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, tha Spiropali. 

Për të dekriptuar fjalët e saj duhet ditur pak konteksti. 2-3 javë para se Elisa të linte postin në koridoret e politikës përflitej betimi i Belinda Ballukut se nuk iki nga posti pa tërhequr zvarrë dhe Spiropalin. Aq e përhapur qe kjo, sa me sa duket mbërriti deri në veshët e Berishës, i cili si zakonisht e plasi publikisht.

Dhe duke e rikthyer në vëmendje këtë fabul ish-ministrja e Jashtme do t’i kujtojë Skënderbeut të saj, jo vetëm faktin se e sakrifikoi për Belën por edhe prerjen në besë, se ajo nuk dinte gjë për një vendim që kishte mbërritur deri në veshët e Saliut.

Sikur donte të lëvizte edhe më gishtin në plagë, Berisha e përforcoi gjatë debatit në kuvend pistën Balluku:

“Je viktima më e parëndësishme  e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse e veshur me të bardha. Po pse ca kujton ti se hante bar Lubia? E ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoje se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra kloni i lubisë. Ke problem të madh në shkenca. Për Berishën, Rama të lartësonte njësoj si këtë klonin e Lubisë. More përpjetë, iku Lubia, unë do jem Lubia juaj u thoshte. Të dhanë atë që meritove”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.