E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ja nxori Spiropalit  listën e këshilltarëve?
Lajme

Kush ja nxori Spiropalit listën e këshilltarëve?

Spiropali ia lë Peleshit “detyrë” hetimin

Një prej episodeve më të pazakonta në korridoret e Kuvendit ka dalë në dritë ditët e fundit: Elisa Spiropali, pak orë përpara largimit nga posti i saj, i ka kërkuar Niko Peleshit të hetojë rrjedhjen e listës së këshilltarëve të saj drejt medias.

Burime nga Kuvendi konfirmojnë se publikimi i listës, i bërë nga gazetarja e afërt me Karlo Bolinon, Esiona Konomi, ka shkaktuar irritim dhe tension në stafin e ngushtë të Spiropalit. Lista u bë publike përmes një statusi në Facebook, në një moment simbolik për karrierën e saj institucionale.

Dyshimet për Genc Gjoncajn

Dyshimet e para të Spiropalit dhe njerëzve të saj bien mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncaj, i cili ka pasur marrëdhënie të tendosura me të. Duket se Spiropali ka patur përplasje për pazaret r tenderave të Kuvendit.

Publikimi i listës po shihet si një akt hakmarrjeje dhe diskreditimi i minutës së fundit nga ana e tij.

Burimet pohojnë se dyshimi nuk është i rastësishëm: Gjoncaj ka një miqësi të hershme me Konomin, që daton nga koha e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe një histori të gjatë rrjedhjesh dokumentesh nga Kuvendi drejt medias ku ajo punon.

Darka, puro dhe miqësi të vjetra

“Dihet publikisht lidhja mes Konomit me Gjoncajn, kur ata punonin në KQZ. Madje, Konomi ka pranuar publikisht ftesat për darka ku shoqërohej me ta, duke marrë edhe mikeshën e saj gazetaren K.O., sot e punësuar në një televizion informativ”, thonë burimet.

Në këto takime private, shpesh të shoqëruara me puro dhe verëra të shtrenjta deri pas mesnate, nuk mungonte as një ish-kryetar grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Nga Kuvendi te paraburgimi i Durrësit

Vetë Esiona Konomi nuk ka fshehur kurrë “kënaqësinë” e të qenurit në qendër të informacioneve të dorës së parë nga Kuvendi. Por lidhjet e saj shtrihen përtej mureve të institucionit: ajo ka vizituar disa herë në paraburgimin e Durrësit deputetin socialist Jurgis Cyrbja, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar. Vizitat, sipas burimeve, janë bërë duke shkelur rregullat, pasi Cyrbjes i lejohen vetëm takime me familjarë dhe avokatë.

Një tjetër fijë lidhëse  Zvicra dhe Ben Ndoka

Mbetet e paqartë nëse Konomi ka zhvilluar edhe udhëtime drejt Zvicrës për të takuar ish-deputetin socialist nga qarku Lezhë, Ben Ndoka, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arrest si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Miqësia mes Konomit dhe Nokës daton shumë vite më parë.

Hetimi mbetet në dorë të Niko Peleshit, i cili ka marrë detyrën e Spiropalit për të ndjekur çështjen deri në fund. Por një pyetje qëndron pezull: a kemi të bëjmë thjesht me një “rrjedhje liste”, apo me një skemë më të gjerë marrëdhëniesh të fshehta mes politikës, burokracisë dhe medias?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.