Elton Tozaj nxjerr mesazhet tronditëse, a fshihet Arbana Osmani pas profilit ‘fake’?
Një debat i ndezur në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi gazetari Elton Tozaj ka bërë publike disa shkëmbime komentesh me një profil në Instagram të quajtur “arbanaosmanimedia”, duke ngritur dyshime se pas tij mund të fshihet moderatorja e njohur Arbana Osmani.
E gjithë situata nisi nga një koment i lënë nga llogaria në fjalë, e cila iu drejtua gazetarit me shprehjen: “I marsh te keqen.”
Përgjigjja e Tozajt erdhi menjëherë dhe me nota ironike, duke lënë të kuptohet se ai dyshon se po komunikon drejtpërdrejt me moderatoren.
“Po zemër, më pëlqen që flet për veten në vetën e tretë”, shkroi ai në reagimin e tij.
Debati u përshkallëzua më tej kur nga i njëjti profil erdhi një tjetër koment, këtë herë me gjuhë kërcënuese:
“Ruhu se po të rrahin atë bëj, leje zemrën e mëlçinë.”
Ndaj këtij mesazhi, gazetari reagoi shkurt, por me ironi:
“Të fala veshkës.”
Pas këtij shkëmbimi, Tozaj vendosi të bëjë publike të gjithë bisedën në profilin e tij, duke e shoqëruar me një mbishkrim provokues:
“Ti qenke mi? Vetë ti medemek me adresë fallco?”
Për të përforcuar dyshimet e tij, ai publikoi edhe mesazhe private nga ndjekës të ndryshëm, të cilët pretendonin se kishin pasur komunikime të ngjashme me të njëjtën llogari.
Në pamjet e shpërndara shfaqeshin reagime si: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adresë më pati shkrujt mu” dhe “Ishte vetë ajo”.
Megjithatë, deri në këto momente, Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me pretendimet dhe debatin që po qarkullon në rrjet.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



