Elvin, heroi nga Lushnja që shpëtoi 5 jetë
I riu që shihni në foto quhet Elvin
. Me plot gojën ai mund të quhet heroi i muajit pasi ditën e djeshme shpëtoi 5 jetë.
Qendra Metropol në Lushnje u përfshi nga flakët mesditën e djeshme teksa zjarrfikësit nuk kishin as shkallë për t’u ngjitur. I riu guximtar zbriti 5 persona poshtë në mënyrë të sigurt duke i shpëtuar jetën nga flakët.
Ai më pas u shoqërua nga ambulanca për në spital me probleme frymëmarrjeje nga tymi i flakëve.
“Zjarrfikësit e keqpaguar dhe policia nuk kishin as shkallë të ngjiteshin as kundragaz. Ky Është Heroi i Djeshëm në Lushnje. I cili nxorri 5 persona nga tymi i flakëve tel Metropol Center. Ketu ne video shpezon njr plake. Ka shkuar midis tymit e ka marë nga kati i 7 dhe e ka zbritur deri në katin e 3të ku e ka hipur tek vinçi”,-shkruajnë dëshmitarët nga vendngjarja për JOQ.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



