Emrat e të ndaluarve në Durrës, nga ish-drejtori i ALUIZNI-t te numri 2 i PS
Mes tyre janë dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë.
Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, kurse Arben Isaku, ish drejtori i Legalizimeve në këtë qytet, është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.
Policia ka ndaluar drejtorin e Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtorin Kujtim Hasa.
Në Komisariat janë shoqëruar edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



