E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Plagosja me thikë në Velipojë, arrestohet autori. Policia jep detajet
Lajme

EMRAT/ Plagosja me thikë në Velipojë, arrestohet autori. Policia jep detajet

Plagoset nje shtetas ne plazhin e Velipojes, Alfons Ndoka, ndersa ende jane te paqarta shkaqet, por mesohet se pas nje konflikti me nje tjeter person, ai eshte qelluar me thike.

Policia niset drejt vendit te ngjarjes, ndersa i riu eshte transportuar me ambulance drejt Shkodres, ndersa ne pranga ka rene Vate Lisaj.

 

 

“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.

Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër

Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.