EMRI/ Atentati në Rinas, identifikohet 40-vjeçari që mbeti i plagosur
Muçi Shaljani në gjendje kritike për jetën
Të shtëna me armë zjarri tronditën pasditen e sotme zonën pranë aeroportit të Rinasit, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.
Viktima është Gilmando Dani, ndërsa i plagosuri është Muçi Shaljani, i njohur edhe me nofkën Sheqeri, 40 vjeç. Dy burrat udhëtonin me një automjet të bardhë tip “Benz”, kur mbi ta u qëllua me breshëri plumbash.
Sipas burimeve mjekësore, Shaljani ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë një plumb në kokë.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Menjëherë pas atentatit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe ngritën disa pika kontrolli për të kapur autorët, të cilët janë ende në kërkim.
“Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



