E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/Identifikohet shqiptari që u gjet i murosur në një vilë në Itali
Lajme

Emri/Identifikohet shqiptari që u gjet i murosur në një vilë në Itali

Identifikohet shqiptari që u gjet i murosur, disa ditë më parë në Itali.

Rezultatet e autopsisë së mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar identitetin e trupit të personit të gjetur i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos. Ai është Astrit Lamaj i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj. Hetimet e asaj kohe kishin vërtetuar se ai është  parë për herë të fundit në territorin e provincës së Monzës.

Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze. Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.