E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Kush është i dyshuari për vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla
Lajme

EMRI/ Kush është i dyshuari për vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla

Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin, banues në Lezhë, i dyshuar si personi i përfshirë në vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se Gjini ka përdorur ditët e fundit automjetin tip “Audi” që dyshohet se u përdor gjatë ekzekutimit të Mëhallës. Mjeti u gjet i djegur në zonën e Mirakës në Librazhd, pa armë zjarri në brendësi.

Gjini është kapur nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit në momentin kur paguante te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet të përdorur në krim.

Ndërkohë, policia ka nisur kontrollin në banesën e tij në Lezhë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rolin dhe përfshirjen e tij të mundshme në ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.