E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Mban peng prej 6-muajsh adoleshenten, arrestohet 40-vjeçari
Publik News

EMRI/ Mban peng prej 6-muajsh adoleshenten, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se është autori i rrëmbimit të një 17-vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit të shkuar.

Në pranga përfundoi Shpëtim Muharremi, banues në fshatin Levan të Fierit.

“Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17-vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta”, sqaron policia.

“Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.