E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Si u zbulua 48-vjeçari që kryente vjedhje me anë të mashtrimit
Publik News

EMRI/ Si u zbulua 48-vjeçari që kryente vjedhje me anë të mashtrimit

Policia e Durrësit vuri në pranga një 48-vjeçar që kryente vjedhje me anë të mashtrimit, si dhe ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në operacionin e koduar “Karrotreci”, blutë arrestuan në flagrancë  Luigj Mrishajn si dhe sekuestruan automjetin me të cilin ky shtetas largohej pasi kryente vjedhjet.

ARRESTIMI

Arrestimi i këtij shtetasi thotë policia në njoftimin zyrtar, u bë pasi në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, është kapur në flagrancë duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci).

“Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Karrotreci”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Luigj Mrishaj, 48 vjeç, banues në Tropojë, i dënuar disa herë për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”, tha policia.

SKEMA E MASHTRIMIT

Ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.