EMRI/ SPAK arreston oficerin e Antiterrorit
Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, është arrestuar gjatë aksionit të përbashkët mes Prokurorisë së Breshias dhe SPAK. Haxhiaj dyshohet për lidhje me grupin e goditur nga SPAK dhe palën italiane, si dhe për vepra penale si nxjerrja e sekretit hetimor, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës.
Sipas mediave italiane, në këtë operacion është goditur mafia shqiptare e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke transportuar kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga Shqipëria drejt Italisë. Bazat logjistike të organizatës ndodheshin në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa operacionet e transportimit dhe shpërndarjes ishin në dorë të klaneve shqiptare.
Prokuroria italiane ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në Breshia, ndërsa gjithsej 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej tyre shqiptarë. Giornale di Brescia raporton se janë sekuestruar afërsisht 3 milionë euro, të ardhura nga aktivitetet e paligjshme të klaneve, ndërsa droga e kapur ka gjeneruar fitime rreth 12 milionë euro.
Hetimet zbuluan gjithashtu se shoferët e autobusëve, të cilët transportonin drogën, nuk ishin në dijeni të aktivitetit kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



