E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Tragjike, rrjedha e përroit i merr jetën 40-vjeçarit në Elbasan
Flash

EMRI/ Tragjike, rrjedha e përroit i merr jetën 40-vjeçarit në Elbasan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku 40-vjeçari Florian Tahiri humbi jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e fuqishme e përroit të zonës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa dyshohet se Tahiri po kalonte urën në momentin kur prurjet e shtuar të ujit e morën përpara. Rrjedha e përroit ishte shumë më e fortë se zakonisht për shkak të reshjeve intensive.

Kur ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët alarmuan autoritetet dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit. Pamjet e kamerave të bizneseve pranë zonës kanë qenë vendimtare, pasi kanë fiksuar momentin kur 40-vjeçari tërhiqet me forcë nga rrjedha, duke ndihmuar ekipet e kërkimit të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes së trupit.

Kërkimet kanë vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës nga zjarrfikësit dhe emergjencat civile të Elbasanit. Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.