E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Tronditet Mirdita, vritet 65-vjeçari
Lajme

EMRI/ Tronditet Mirdita, vritet 65-vjeçari

Autorët djegin makinën dhe arratisen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën, ku një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Ndërfushas.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi. Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Bardhi rezulton të jetë vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 në një ngjarje të dyshuar si të lidhur me motive hakmarrjeje. Në atë kohë, emri i familjes Bardhi ishte përmendur edhe në lidhje me dyshime për përfshirje në vrasjen e Saimir Reçit.

Historia e përgjakshme që lidhet me familjen nuk përfundon me kaq. Në vitin 2025, në Vlorë u ekzekutua Kristian Marku, nipi i Viktor dhe Martin Bardhit. Viktima e atëhershme, sipas të dhënave të bëra publike, mbante edhe mbiemrin Marku.

Pas vrasjes së 65-vjeçarit në Ndërfushas, autorët e dyshuar kanë djegur automjetin me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes. Veprimi dyshohet se është kryer me qëllim eliminimin e gjurmëve që mund t’i ndihmonin hetuesit në identifikimin e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paralelisht, vijojnë kërkimet në terren për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave përgjegjës për ekzekutimin.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar motivin e vrasjes dhe nëse ngjarja e fundit ka lidhje me konfliktet dhe ekzekutimet e mëparshme që kanë prekur familjen Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.