E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ U gjet me shenja dhune në mes të rrugës, identifikohet 42-vjeçari
Lajme

EMRI/ U gjet me shenja dhune në mes të rrugës, identifikohet 42-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Policia njofton se një 42-vjeçar nga Bilishti, i quajtur Rigels Kaso, është gjetur nga kalimtarët, i shtrirë në rrugë dhe me shenja dhune.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.