E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Complaint from Kosovo: Car with Albanian plates deliberately hit my wife and drove off
PUBLIK · English

Complaint from Kosovo: Car with Albanian plates deliberately hit my wife and drove off

This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip

Një qytetar nga Kosova pretendon se bashkëshortja e tij u përplas qëllimisht nga drejtuesi i një automjeti tip “Audi A6”. Ngjarja dyshohet se ndodhi më 28 nëntor, pranë shkollës “Mihal Grameno”, ndërsa drejtuesi i makinës tjetër u largua nga vendi i ngjarjes. Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, ku një qytetar nga Kosova ngre shqetësimin për një incident të rëndë rrugor të ndodhur në Fushë-Kosovë. Sipas denoncuesit, më 28 nëntor, rreth orës 20:00, bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte së bashku me dy gra të tjera, është goditur nga një automjet tip “Audi A6”, me targa AC-638-BF. Qytetari pretendon se drejtuesi i këtij automjeti kishte tentuar edhe më herët t’u afrohej dhe t’i godiste me makinë, por bashkëshortja e tij kishte arritur t’i shmangej përplasjes. Disa minuta më vonë, sipas rrëfimit të tij, automjeti i ka goditur, duke bërë që gruaja të humbiste kontrollin dhe të dilte nga rruga. Makina përfundoi në trotuar dhe u përplas me shtyllat mbrojtëse. Denoncuesi thotë se drejtuesi i “Audi”-t nuk është ndalur pas përplasjes, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar, ndërsa automjeti i familjes pësoi dëme materiale. Qytetari shprehet se ka kërkuar ndihmën e policisë, por pretendon se rasti nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur, me argumentin se në zonë nuk ka kamera dhe se ngjarja nuk paraqitet si e rëndë. Në denoncimin e tij, ai kërkon publikimin e rastit dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit, ndërsa shpreh indinjatën për atë që pretendon se ishte një veprim i qëllimshëm dhe i rrezikshëm. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë.

DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.