Police officer suspended over rubber bullet shot at MP Kliti Hoti
This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip
Është zbuluar identiteti i efektivit të Policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Ersild Alliu, i cili raportohet se është personi që goditi nga afër deputetin demokrat gjatë përplasjes në bulevard. Pas incidentit, ministri i Brendshëm Ervin Demo kërkoi pezullimin e menjëhershëm të efektivit dhe nisjen e një hetimi për veprimet e tij. Policia e Shtetit konfirmoi më pas se Alliu ishte pezulluar nga detyra. Në njoftimin zyrtar u bë e ditur gjithashtu se ndaj tij ka nisur hetim disiplinor, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, po heton rrethanat e ngjarjes. Një prej elementeve që Policia ka theksuar në reagimin e saj është se efektivi nuk kishte marrë urdhër për të përdorur plumba gome. Ndërkohë, deputeti Kliti Hoti u transportua në Spitalin e Traumës, ku mori ndihmë mjekësore pas plagosjes. Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e përdorimit të armës dhe përgjegjësinë e efektivit në këtë incident që ka shkaktuar reagime të forta politike.