E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endacaku gjen një “thesar” në aeroport, zhduket bashkë me 300 mijë euro
Bota

Endacaku gjen një “thesar” në aeroport, zhduket bashkë me 300 mijë euro

Festa fundviti të pabesueshme për një endacak 50-vjeçar i cili teksa gërmonte në aeroportin e Parisit, në Francë, u mbështet gabimisht tek një portë e cila çonte në lokalet e një kompanie transporti fondesh.

Ai hyri dhe mori disa thasë me para, duke u larguar i pashqetësuar nga askush.

Prej tij nuk dihet asgjë, përveç faktit se ka plot 300 mijë euro “në xhep”.

Ngjarja e raportuar nga “Le Parisien”, ndodhi në terminalin 2F në aeroportin Roissy – Charles de Gaulle, këtë fundjavë.

Ishin pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ato që sinjalizuan punonjësit e sigurisë për ngjarjen.

Në pamje shihej një person me dy thasë të mëdhenj të bardhë plotë me para, ku endacaku pa përreth dhe u zhduk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.