E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endrit Braimllari në Fax News: Qeveria të dëmshpërblejë banorët.
Lajme

Endrit Braimllari në Fax News: Qeveria të dëmshpërblejë banorët.

Deputeti i Lsi-së  Endrit Braimllairi i ftuar në Fax News ka deklaruar në lidhje më përmbytjet se nuk ka asnjë shifër për sa i përket dëmeve të shkatuara, duke shtuar se banorët meritojnë të dëmshpërblehen.

Braimllari ka folur edhe për çështjen e Prokurorit, për të cilën u shpreh se LSI nuk zgjedh një prokuror i cili është antikushtetues, duke shtuar se  Kushtetuta e përcakton qartë si zgjidhet dhe duhet të ketë 84 vota.

“Banoret meritojnë demshperblim, por nuk ka asnje shifer per sa i perket dëmeve të shkatuara.Kemi kërkuar që të jemi sa më pranë zonave të përmbytura. Në Dropull nuk po vijon puna për ndërtimin e një ure e cila kufizon lidhjen me banorët e zonave përrreth.” tha ai.

Prokurori i përgjithshëm?

“LSI nuk zgjedh një prokuror i cili është antikushtetues, sepse kushtetuta e përcakton qartë si zgjidhet. Kërkohet një konsesnsus që prokurori mos të jetë thjesht një prokuror, por të jetë i besueshëm për shqiptarët.

Shqetësimi i LSI-së është standarti i beueshmërisë së reformës në drejtësi. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe kushtetuta flet qartë, duhet të respektohet kushtetuta

Për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm duhen 84 vota. Ne nuk kemi të bëjmë më një emër të përvetshëm, por vlersojmë standartin dhe jo emrin e një prokurori. Që reforma në drejtësi mos të shktërrohet por të vazhdojë dhe që të jetë e besushme për njerëzit.

Zgjedhja e prokurorit vonohet për disa arsye si pasojë e vonimit të  formimit të KLP-së, ngjarjet e fundit të ndodhura në vend që na tregojnë një maxhorancë në trafikun e lëndëve narkotike. Kemi tre drejtues police në arrati, ky është një degradim i maxhorancës, nuk udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës por nga interesat vetjake. Kryeministri i vendit ka për de tyrë të zbatojë kushtetutën e vendit tonë.

Gjykimi për prokurorinë, ka gjithmonë nevojë për përmirësime.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.