E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eni Vasili akuza Leles/Përgjigje për “opozitarin” që nuk e zë gjumi
Lajme

Eni Vasili akuza Leles/Përgjigje për “opozitarin” që nuk e zë gjumi

Gazetarja Eni Vasili i ka kthyer përgjigje Alfred Lelës, për akuzat që ky i fundit ka ngritur në drejtim të saj. Në një shkrim të saj, gazetarja Vasili shprehet se “Vetëm në sezonin e fundit, emisioni “Studio e hapur”, jo vetëm ka përqafuar kauzat e opozitës, por i ka shtyrë ato përpara me denoncime konkrete”.

Gjithashtu Vasili thekson se Lulzim Basha ka qenë i ftuar në “Studio e hapur” plot 4  herë dhe i janë venë në dispozicion orë të gjata transmetimesh live në 15 emisione.

Ndër të tjera, gazetarja Vasili e fton Lelën që nëse do le të vijë dhe të na shpjegojë sesi bëhet më mirë kjo punë, “dhe do ta dëgjojmë siç e kemi dëgjuar, madje edhe paguar, të flasë në “Studio e hapur” çfarë ka dashur e si ka dashur”.

Gjithashtu Vasili i drejtohet kolegut Lela, “në fund dua t’i them kolegut Lela se opozita është po ashtu pushtet dhe nuk është e vështirë të të joshë dhe kjo e fundit.”

Po ashtu Eni Vasili  shkruan “nëse më gjen një kapital të marrë nga pushteti i sotëm apo i çdo pushteti në 20 vitet e fundit, jam gati t’ja dhuroj portalit tënd opozitar i cili ka zënë vend në një nga kullat më të shtrenjta të biznesit në zemër të kryeqytetit”./ CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.