Epidemiologët japin lajmin e mirë: Në shkurt kaluam valën e tretë të COVID-19, tashmë koha po ngrohet dhe njerëzit nuk do të qëndrojnë më të mbyllur…
Në muajin shkurt u shënua numri më i lartë i viktimave dhe infektimeve që nga fillimi i pandemisë, por mund të ketë qenë edhe muaji i fundit që do të ketë shifra kaq të larta, pasi epidemiologët janë shprehur se gjatë shkurtit kaluam valën e tretë të COVID-19.
“Normalisht mund të themi se kemi kaluar valën e tretë. Ditët e fundit, fatmirësisht numri i rasteve ka filluar të ulet dhe unë do të prisja që në mars ky numër të vazhdojë të ulet. Koha po hapet, njerëzit nuk do të qëndrojnë më në ambiente të mbyllura, do fillojnë të dalin, shtëpitë ajrosen më shumë”, shprehen epidemiologët për Klan Neës.
Sipas mjekëve, jo vetëm Tirana bën pjesë në zonën e kuqe, por janë krijuar edhe vatra të tjera infeksionesh në qytetet si, Fieri, Lezha, Gjirokastra, si dhe Korça.
Me ardhjen e marsit pritet një përmirësim i situatës, ç’ka mund të sjellë uljen e numrit të rasteve të reja, po ashtu edhe uljen e numrit të pacientëve të shtruar në spital. Epidemiologët bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen më të ndërgjegjshëm, duke repsektuar rregullat dhe masat e vendosura për përhapjen dhe parandalimin e pandemisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



