E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Epoka e re e udhëtimeve, në Rinas nuk do ketë kontroll pasaporte
Flash

Epoka e re e udhëtimeve, në Rinas nuk do ketë kontroll pasaporte

Në episodin më të fundit të podcastit të tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një projekt të ri teknologjik që pritet të zbatohet në vend nga janari 2026.

Rama tha se qeveria po përgatit “portën digjitale të hyrjes” në aeroportin e Rinasit, një sistem që do të eliminojë nevojën për kontroll manual të pasaportave.

Sipas tij, udhëtarët do të kalojnë në mënyrë automatike përmes një porte që njeh fytyrën dhe e verifikon identitetin e tyre nëpërmjet lidhjes me biletën dhe të dhënat personale.

“Po përgatisim një inovacion të ri, hyrjen në Shqipëri përmes aeroportit ‘Nënë Tereza’ pa ndalesë e pa kontroll pasaporte. Porta digjitale do të mjaftohet me pamjen tënde për të verifikuar identitetin, duke e lidhur elektronikisht me biletën dhe të dhënat e tua personale. Kështu, aeroporti i Tiranës do të bëhet i pari në Europë që do të ketë një portë të tillë digjitale”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se kjo është një tjetër hap drejt transformimit dixhital të shërbimeve publike në Shqipëri, duke e cilësuar si një “kapërcim epokal” që teknologjia ia mundëson vendeve në zhvillim.

Identiteti digjital nga janari 2026

Rama foli edhe për projektin e identitetit digjital, i cili do të nisë zbatimin në fillim të vitit 2026. Ky sistem do të shërbejë si një portofol elektronik personal, ku do të përfshihen të gjitha dokumentet zyrtare si karta e identitetit, leja e drejtimit, diplomat dhe certifikatat e ndryshme.

Sipas tij, Shqipëria është një hap përpara Bashkimit Europian, i cili ka vendosur vitin 2027 si afat për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme.

“Pas përfundimit të koncesionit të vjetër për prodhimin e kartave të identitetit, ne krijuam kompaninë shtetërore Identitek, e cila tashmë po përgatitet për fazën e re – identitetin digjital. Me këtë projekt, karta e identitetit do të mund të përdoret në celular apo kompjuter, duke u kthyer në një portofol digjital shumëfunksional”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se identiteti digjital dhe porta automatike e hyrjes në aeroport janë pjesë e një strategjie më të gjerë për ta bërë Shqipërinë lider rajonal në transformimin digjital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.