E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Era favorizon zjarrin në Peshtan/ Ndërhyhet sërish nga ajri
Lajme

Era favorizon zjarrin në Peshtan/ Ndërhyhet sërish nga ajri

Peshtani i Fierit prej disa ditësh po përballet me zjarre masive të cilat kanë pushtuar pjesët e pyllëzuara të zonës.

Sipas raportimeve një vatër e re zjarri është ndezur në zonën e Cakranit në pyllin me pisha në Peshtan.

Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar flakët duke bërë që të dalin jastë kontrollit dhe të përhapen drejt fshatit Kraps.

Duke parë situatën ektreme për të dytën herë radhazi helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes është angazhuar për të shuar flakët.

Deri më tani raportohet se sipërfaqja e djegur është 25 hektarë, e cila është zonë e pyllëzuar.

Një 28-vjeçar, banor i fshatit Peshtan është në pranga pasi dyshohet se ndezi zjarrin për të hapur kullota të reja por flakët dolën jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqen pyjore

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.