Erdogan disa pikë para, kandidati kryesor i opozitës hedh poshtë rezultatet aktuale: Ne kryesojmë!
Teksa presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po kryeson në zgjedhjet presidenciale të mbajtura ditën e sotme në Turqi, kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ka hedhur poshtë rezultatet paraprake.

Komentet Kilicdaroglu i ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ka deklaruar se ai po kryeson përballë liderit turk, referuar votave të numëruara deri në këto momente.
“Ne kryesojmë”, shkroi ai.
Kujtojmë se ky ishte reagimi i tij i parë i tij që nga publikimi i rezultateve të para, ku deri më tani janë numëruar rreth 40% e votave në garën presidenciale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



