E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan i dërgoi letër, Kurti i përcjell mesazhin përmes ambasadorit: Do të marrim në shqyrtim vendodhjen e ambasadës sonë në Jeruzalem
Publik News

Erdogan i dërgoi letër, Kurti i përcjell mesazhin përmes ambasadorit: Do të marrim në shqyrtim vendodhjen e ambasadës sonë në Jeruzalem

Kreu i Lëvizjes Vetëndosje, Albin Kurti, ka deklaruar se do të merret në shqyrtim vendimi për vendodhjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Këtë deklaratë Kurti e bëri ditën e sotme gjatë takimit me ambasadorin turk Çağri Sakar. Në postimin e faqes së LVV-së, bëhet me dije se ambasadori turk ka uruar Albinin për rezultatin e zgjedhjeve, teksa ka shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë e re, e cila pritet të formohet së shpejti.

Në fund Kurti falenderoi ambasadorin turk për vizitën, si dhe letrën e urimit nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Postimi i plotë i LVV-së:

Sot, Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, në zyret e Lëvizjes priti Ambasadorin e Turqisë, z. Çağri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, znj. Dilara Köseoğlu.

Ambasadori uroi Kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje. Kryetari Kurti e falendëroi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.