E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan ‘i shkel syrin’ BE-së: Anëtarësimi, prioriteti ynë strategjik
Bota

Erdogan ‘i shkel syrin’ BE-së: Anëtarësimi, prioriteti ynë strategjik

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka riafirmuar se pavarësisht tensioneve dhe ngërçeve të vazhdueshme me Brukselin, rruga drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian mbetet një synim i pandryshueshëm për Ankaranë.

Në deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan tha se qeveria turke po vazhdon dialogun me BE-në, ndonëse procesi shpesh përballet me vështirësi.
“Sërish u ndaluam tek zhvillimet në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i plotë mbetet një objektiv strategjik për vendin tonë, pavarësisht pengesave që dalin përpara,” u shpreh ai.

Tensionet në Detin e Zi

Kreu i shtetit turk ngriti edhe alarmin për situatën e sigurisë në Detin e Zi, e cila po përkeqësohet në vijim të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai veçoi sulmin e fundit ndaj një anije–cisternë brenda zonës ekskluzive ekonomike të Turqisë, duke e cilësuar një sinjal të rrezikshëm.

“Sulmet ndaj mjeteve tregtare në ujërat tona janë një përshkallëzim i papranueshëm. Këto akte vënë në rrezik jetë njerëzish dhe dëmtojnë mjedisin. Ne po japim paralajmërimet e nevojshme për të gjitha palët,” tha Erdogan, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Mesazhi për çështjen kurde

Presidenti turk foli edhe për procesin e brendshëm që lidhet me komunitetin kurd, një nga temat më delikate në politikën turke.

“Sinqerisht besoj se një Turqi pa terrorizëm dhe me vëllazëri të qëndrueshme në rajon do të çojë drejt zbehjes së planeve të errëta dhe prishjes së lojërave që kanë zgjatur prej vitesh,” deklaroi ai.

Erdogan theksoi se qeveria do të vazhdojë të punojë me durim dhe vendosmëri, duke shtuar:
“Pa rënë në kurthin e provokimeve dhe pa u lëshuar ndaj gjuhës së zemërimit, do të ecim përpara me sinqeritet. Askush të mos dyshojë: të 86 milionë qytetarët tanë do të bashkohen, dhe me vullnetin e Zotit, shekulli XXI do të bëhet ‘Shekulli i Turqisë’.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.