E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan me dorë të hekurt, ja dënimi që jep për gazetarët e përfshirë në grushtin e shtetit
Bota

Erdogan me dorë të hekurt, ja dënimi që jep për gazetarët e përfshirë në grushtin e shtetit

Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet në vitin 2016.

Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllau i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak, shkruan REL.

Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 15 korrik, 2016.

Gulen i hedh poshtë akuzat.

Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një progam televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.