E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eriksen poston foton e tij nga spitali: Ndjehem mirë, tani do bëj tifo për Danimarkën
Publik News

Eriksen poston foton e tij nga spitali: Ndjehem mirë, tani do bëj tifo për Danimarkën

Christian Eriksen ka thënë se ndihet mirë dhe se dëshiron të shprehë falënderim ndaj të gjithë atyre që i dërguan mesazhe mbështetëse, pas arrestit kardiak që pësoi në fushë të shtunën në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në Kampionatin Europian 2020.

Christian Eriksen

Ai u shpëtua mrekullisht nga mjekët e ekipit kombëtar të Danimarkës që i dhanë ndihmën emergjente në fushë dhe tani ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

29-vjeçari njoftoi se ndihet mirë, por do të vijojë të qëndrojë në spital për t’iu nënshtruar testeve shtesë për të mësuar shkakun që çoi deri tek arresti kardiak.

“Përshëndetje të gjithëve. Një falënderim i madh për mesazhet dhe përshëndetjet e mahnitshme dhe të ëmbla nga e gjithë bota, do të thonë shumë për mua. Unë jam mirë, nën këto rrethana. Ende duhet t’iu nënshtrohem disa ekzaminimeve në spital, por ndihem mirë.

Tani, unë do të bëj tifo për djelmoshat e ekipit të Danimarkës për ndeshjet e radhës. Luani për të gjithë Danimarkën. Gjithë të mirat, Christian”, shkruan Eriksen në postimin e tij, duke e shoqëruar me foton nga spitali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.