E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe flet për bllokimin e Kuvendit: Duan të na detyrojnë të njohim Sali Berishën si kryetar
Lajme

Erion Braçe flet për bllokimin e Kuvendit: Duan të na detyrojnë të njohim Sali Berishën si kryetar

Erion Braçe ka komentuar situatën në Kuvend, pas bllokimit të senacës si pasojë e kaosit të krijuar nga opozita.

Braçe tha se deputetët e PD-së këkrojnë që mazhoranca të njohë si kryetar Sali Berishën.

“Kanë 33 vjet bëjnë të njëjtën gjë, protestojnë që Amerika të ndryshojë statusin për Saliun, Europa ta pranojë Saliun dhe ne të njohim për kryetar pd. Ne s njohim asnjërin prej tyre se s’na intereson.

Këta të Lulit s’kanë ardhur, këta kanë ardhur dhe kanë zënë dyert. Brenda partisë tyre j’ua morën partinë, këtu do përjashtohen një nga një, që të vazhdojë procesi normalisht.

Ata s’duan karrige deputeti, ata duan karrige qeverie, pa pushtet as s’ekzistojnë, siç nuk ekzistojnë. Karriget e deputetëve i kanë lënë, kanë marrë karriget e ministrave. Ato merren me votë, s janë në gjendje ti marrin me votë.

U njoftuan aty, që ata deputetë që janë agresivë, është një Abana Vokshi, e tmerrshme, ka hip aty ku rri kryetarja e Kuvendit dhe nuk e lëshon.

Na kërkojnë ne që të njohim Sali Berishën si kryetar PD-je.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.