E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe ‘ndez motorët’ për kandidimin për Bashkinë e Tiranës
Lajme

Erion Braçe ‘ndez motorët’ për kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Deputeti socialist kërkesë KQZ-së: Dua rezultatet e 25 viteve (DOKUMENTI)

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndezur skenën politike në kryeqytet, pasi sipas burimeve, mësohet se ka shpallur nga Asambleja e Njësisë nr. 5 kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Tirana, mes një atmosfere të tensionuar dhe debatesh të forta brenda strukturave të Partisë Socialiste.

Sipas të njëjtave burimeve, Braçe është shprehur qartë se në rast se nuk do të marrë mbështetjen zyrtare nga Partia Socialiste, ai është i vendosur të hyjë në garë si kandidat i pavarur, një lëvizje që mund të trazojë ndjeshëm balancat politike në kryeqytet.

Ndërkohë, zhvillimet marrin një dimension edhe më interesant pas dokumentit të siguruar nga publik.al, i cili tregon se disa ditë përpara kësaj deklarate, Braçe i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Në shkresën e datës 24 mars, ai ka kërkuar të dhëna statistikore që mbulojnë një periudhë 25-vjeçare, duke nisur nga viti 1996, koha kur ai kandidoi për herë të parë si deputet. Ky hap interpretohet qartë si një përgatitje serioze për një garë të mundshme elektorale, me fokus analizën e thelluar të historikut zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste ka zyrtarizuar që më herët si kandidate për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu, duke e bërë situatën edhe më komplekse dhe potencialisht përçarëse brenda kampit mazhoritar.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo përballje politike dhe nëse oferta e Braçes do të gjejë mbështetje, apo do të çojë në një garë të fortë edhe jashtë linjave zyrtare të socialistëve. Një gjë është e sigurt, dinamika e zgjedhjeve lokale në Tiranë sa vjen dhe është bërë shumë më e paparashikueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.