Erion Braçe rrëfen prapaskenat e zgjedhjes së Ramën në krye të PS-së
“Nuk e harroj Tiranën në atë natë”
Në tetorin e vitit 2005, Edi Rama u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, duke nisur një periudhë që tashmë shënon 20 vite drejtimi të pandërprerë të partisë më të madhe opozitare dhe më pas qeverisë së vendit.
Erion Braçe kujton në një shkrim të fundit sfidat dhe përpjekjet e asaj periudhe, kur PS ndodhej në një moment të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 2005-ës dhe rikthimit të Salih Berishës në pushtet. Në atë kohë, Rama solli një platformë të qartë ndryshimi, duke theksuar se “ndryshojmë për të fituar” dhe duke sfiduar rrethin e brendshëm të partisë që kundërshtonte transformimin.
“PS fitohet, nuk dhurohet,” shkruan Braçe, duke kujtuar debatin e ashpër brenda partisë dhe votimin e tetorit 2005 që hapi rrugën për ndryshimin.
Sot, pas dy dekadash drejtimi nga Rama, Braçe thekson arritjet e shumta në zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë drejt Europës, por paralajmëron edhe nevojën për reflektim mbi gabimet e së kaluarës dhe sfidat e së ardhmes.
“Mësojmë nga e kaluara për të fituar të ardhmen,” përfundon Braçe, duke nënvizuar se PS duhet të vazhdojë të ndryshojë për të mbajtur pushtetin dhe për të realizuar aspiratat e shqiptarëve.
Postimi i Erion Braçes:
EDI RAMA U ZGJODH KRYETAR I PS NE TETOR 20 VITE ME PARE!
(Nuk di se si Rrethi e ka harruar kete jubile, por e kam nje spjegim, ne fund ky).
“KTHEHEMI TEK ANETARESIA SOCIALISTE, PER T”U KTHYER NE QEVERISJE”; “PARTIA TE HAPET PER TU BALLAFAQUAR”;
Pasi Musa Ulqini dhe Kismet Meta e pranuan ne Parti ne nje organizate ne Tirane, deshtimit ne nje gare per kryetar-i treti pas Fatos Nanos e Rexhep Meidanit, humbjes shokuese por te paralajmeruar ne zgjedhjet politike te 2005-ses-vecanerisht rikthimit qe rezultoi tragjik te Salih Berishes;
EDI RAMA ISHTE I KTHJELLET NE PLATFORMEN E TIJ PER PS: NDRYSHOJME PER TE FITUAR!
Me 26 GUSHT 2005, ne ZERI I POPULLIT, mbaroi java me shume perpjekje e perballe tyre dilema, te cilat duket se mbaruan kur i thashe: PS FITOHET, NUK DHUROHET, VENDOS!
50.000 kopje me 26 dhe 30.000 kopje te tjera ne 27 GUSHT-gazeta me e shitur qysh prej arrestimit te Fatos Nanos, deshmuan se socialistet nen shok donin ndryshim te forte e te thelle dhe perpine PLATFORMEN E NDRYSHIMIT!
Nje pakice-RRETHI qe krijohet gjithnje rrotull cdo kryetari dhe frenon ndryshimin, nje Platforme qe socialistet e perpine se ishin ata ne thelb, e relativizuan si mendim, e konkuruan me “emerim” e “vazhdim”.
NUK I SHKUAN NE FUND! Nga 27 GUSHTI ne 8-9 TETOR ishte nje perpjekje e gjate per te care rrethin e per te fituar PS, ME VOTE; terheqja me revolte e Servet Pellumbit e me pas Gramoz Rucit ndaj nje votimi kunder ndryshimit, shkundi nje salle qe ne mengjesin e 9 TETORIT ishte e kthjellet e gati te zgjidhte per te ndryshuar PS!
Nuk do ta harroj Tiranen ate nate; na kish ndeshkuar me vote vec tre muaj me pare, nderkohe vota e fundit e socialiste ne Kongres, solli plot nder tiranas para salles se OPERAs. Ne fakt ZERI i Gushtit na e kish dhene nje shenje per kete.
Kete TETOR jemi 20 VITE me pas;
EDI RAMA DREJTON PS PER 20 VITE RRESHT!
Eshte me FITUESI ne historine e PSdhe historine e Shqiperise????????; ka fituar aq shume sa Shqiperia eshte shtyre fort drejt ndryshimit, zhvillimit e integrimit, jemi fare prane majes-endres se mbi 100 viteve-EVROPES SI SHTEPI EDHE E JONA!
Kaq shume FITORE kane bere qe shumekush te harroj GABIMET, madje te sulmoj TE VERTETEN e REFLEKTIMIN mbi to, gabimet; ky eshte rreziku qe lexova, lexuam para 20 VITESH, atekohe me keq, ne humbje; FITORJA, FITORET jane avantazh i madh, te japin mundesi te ndryshosh fort, te cash vete rrethin e rradhes e ndryshosh edhe nje here, per te fituar! E shkuara e 20 viteve edhe pse rrethi i sotem NUK DI ASGJE NGA TETORI I 2005ses por ka te njejtat vese, eshte aty si MESIM-pasqyre ku gjithkush duhet te shohe veten cdo dite te ketyre kater viteve qe vijne e qe jane jetike per PARTINE SOCIALISTE; OSE NDRYSHOJME NE E FITON PS, OSE FITOJME NE E NUK ESHTE ME PS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



