E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe ZYRTARIZON kandidaturën për Bashkinë e Tiranës
Lajme

Erion Braçe ZYRTARIZON kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka konfirmuar publikisht për herë të parë se është i interesuar të garojë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Pas zërave dhe diskutimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale, ku vetë Braçe la të kuptohej ambicia e tij për kryeqytetin, ai ka vendosur ta bëjë të qartë qëndrimin përmes një videoje, duke pranuar hapur synimin për këtë post.

“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, shprehet ai, duke falënderuar njëkohësisht qytetarët për mesazhet e shumta mbështetëse që ka marrë. Sipas Braçes, kjo nismë nuk lidhet me ambicie personale, por me një vizion për zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës.

Ai thekson se nuk ka qenë kurrë pjesë e natyrës së tij të tallet me njerëzit, duke iu përgjigjur kështu edhe pyetjes më të shpeshtë që i është drejtuar: nëse kjo kandidaturë është serioze apo jo. Përgjigjja e tij është e prerë: po, dhe ai synon ta çojë deri në fund këtë rrugëtim.

Në mesazhin e tij, Braçe shpreh bindjen se ekziston një mundësi reale për ta çuar qytetin në një nivel të ri zhvillimi, duke e bërë atë më gjithëpërfshirës dhe më të jetueshëm për të gjithë qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.