Erion Veliaj ndërron avokat, kërkon të mbrohet nga ish-deputeti i PS
Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë proces.
Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado, të cilët po ndjekin çështjen në emër të akuzës.
Vetë Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa mësohet se ka paraqitur një deklaratë zyrtare përmes së cilës kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili ndodhet në seancë në cilësinë e mbrojtësit ligjor.
Gjithashtu, pjesë e ekipit mbrojtës është edhe avokatja Valentina Todoresku, e cila ka ndjekur më herët çështjen në emër të Veliajt.
Seanca pritet të fokusohet në shqyrtimin e provave dhe vijimin e procedurave në themel, ndërsa procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës mbetet një nga më të ndjekurit në opinionin publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



