Erion Veliaj sot në seancë gjyqësore në GJKKO
GJKKO shtyn seancën për Erion Veliajn – Avokatët kërkojnë aktet e hetimit dhe lirimin e tij
TIRANË – Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do zhvillohet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet për tre vepra penale të rënda.
Avokatët mbrojtës të Veliajt, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim në Durrës, paraqitën një kërkesë për t’u njohur me të gjitha aktet e hetimit dy mujor të kryer nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Kërkesa e mbrojtjes solli shtyrjen e seancës që fillimisht ishte caktuar për datën 16 prill, duke u zhvendosur për në ditën e sotme.
Në sallën e gjyqit, Veliaj kërkoi gjithashtu lirimin nga masa e arrestit me burg si dhe transparencë të plotë mbi ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi të përfshijnë “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.
Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të hetimeve dhe fatin ligjor të Veliajt, i cili ndodhet nën një akuzë që ka tronditur themelet e politikës lokale dhe pushtetit vendor në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



