E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erisa Xhixho: Monika Kryemadhin e shoh të përshtatshme për skenën e një spektakli
Lajme

Erisa Xhixho: Monika Kryemadhin e shoh të përshtatshme për skenën e një spektakli

Erisa Xhixhon gjithmonë e kemi parë nën petkun e politikanes dhe si zëri i femrave të LRI dhe LSI pranë Monika Kryemadhit. Por kësaj radhe, ajo vjen në një paraqitje krejt të re për të gjithë ne, pasi u shfaq si konkurrente në ‘’C’est la vie’’, duke shpalosur kështu talentin e saj në muzikën.

Në një intervistë të dhënë për bordo.al ndërsa është pyetur nga gazetarja se cilin nga kolegët e sheh më të përshtatshme për skenën e një spektakli dhe cilin më pak, ajo është përgjigjur:

‘’Monika Kyemadhin e shoh në skenë, duke marrë shkas nga energjia që përçon, që nuk i shteron asnjëherë, aq sa na komplekson dhe ne të rinjve. Politikanë që nuk shoh janë pjesa dërrmuese, që nuk i shoh fare (qesh). Kanë krijuar një staturë shumë të ngurtë, gjë që nuk ndodh nëpër botë. Michelle Obama, ose Obama vetë, i cili është një model politikani totalisht ndryshe. Është figura e një politikani sa më pranë njerëzve, sepse njerëz jemi të gjithë. Politika ka kaluar dy faza: fazën e ngurtë, kur lideri ishte shumë larg popullit dhe shihej si hyjni dhe si i paprekshëm, dhe kemi ardhur në ditët tona, ku politikani është njerëzor, me të mirat dhe të këqijat e tij, por prapë është i prekshëm. Këtë lloj figure preferoj dhe unë. Dhe ndryshimi ka filluar tek të rinjtë që i futen rrugës politike, që tashmë janë shumë më fleksibël dhe më të hapur ndaj këtij lloj politikani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.