Erl Murati: Toma-Xhika, hetim politik. S’ka prova për korrupsion
Gazetari Erl Murati është shprehur se hetimi i dy ish drejtorëve të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika është “hetim politik”.
“S’ka prova për korrupsion. Prokuroret po kërkojnë prova pasi bënë akuzën”, tha në emisionin “Studio e Hapur”, kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”.
Andi Toma ishte drejtor i përgjithshëm i ARRSH nga 2008 deri më 2013 dhe u pasua nga Dashamir Xhika, që e drejtoi Autoritetin Rrugor deri në vitin 2017.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



