Ernest Gjoka jep dorëheqjen nga Vllaznia
Ernest Gjoka nuk është më trajner i Vllaznisë. Trajneri i kuqebluve ka vendosur që të largohet nga drejtimi i shkodranëve pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit. Ai nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim pas ndeshjes, teksa është shprehur se do të paraqesë dorëheqjen nga Vllaznia.
Kuqeblutë ndodhen në vendin e parafundit, 5 pikë larg nga Teuta dhe Kamza.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



