Errësira ‘kaplon’ Kievin, Rusia lëshon raketa hipersonike në Ukrainë
Qyteti lindor i Ukrainës, Kremençuku, në rajonin e Poltavës, u godit mbrëmjen e djeshme nga një sulm masiv raketor dhe me dronë i ushtrisë ruse. Sipas autoriteteve lokale, disa raketa hipersonike të tipit Kinzhal dhe dhjetëra dronë u lëshuan drejt zonës, e cila ndodhet rreth 250 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kiev.
Kryetari i bashkisë, Vitaliy Maletsky, njoftoi se sulmi ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe sistemit të ngrohjes në disa lagje të qytetit. “Një tjetër sulm masiv i kombinuar ndaj infrastrukturës së Kremençukut” ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, shkroi ai në Telegram, duke shtuar se ekipet teknike po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer funksionimin e sistemeve kritike.
Ndërkohë, nga ana tjetër e kufirit, Moska pretendoi se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe shkatërruar 77 dronë ukrainas gjatë natës. Autoritetet në rajonin rus të Rostovit raportuan se pjesë të infrastrukturës energjetike janë dëmtuar nga sulmet e dyshuara ukrainase.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



