E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Është burracak”- Lulzim Basha ashpërson tonet: Është një komunist pa erz! I gatshëm të shkatërrojë “fëmijën e tij”
Lajme

Është burracak”- Lulzim Basha ashpërson tonet: Është një komunist pa erz! I gatshëm të shkatërrojë “fëmijën e tij”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj ish-liderit demorkat, Sali Berisha, duke thënë se ai është një burracak dhe një komunist.

Sipas Bashës, PD është e gatshme që të lerë pas këtë të shkuar, që siç u shpreh ai Berisha është i gatshëm të shkatërrojë edhe fëmijën e tij, Partinë Demokratike.

“Ne kemi bërë cdo përpjekje për ti shapërtuar erzit Sali Berishës. Por Sali Berisha ka treguar se kur vjen puna për interesat e veta nuk ka as erz dhe as burrëri. Është një burracak, një ish-komunist i vjetër që është gati të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politike, vetëm e vetëm interesin e tij personal.

Puci institucional i PD është pa asnjë perspektivë. Ata që besuan për interesat e tyre, se do të kishte një zgjidhje përmes Berishës e kupton se Berisha është problemi i PD, ai është pakicë e dëshpëruar dhe nuk do të këtë asnjë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve që janë të vendosur përpara dhe të lënë pas të shkuarën”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.