Është në burg/Shkarkohet nga posti i kryebashkiakut, Lefter Alla i Bulqizës
Është shkarkuar nga detyra kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë më urdhër të SPAK, pasi akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
VKM E FIRMOSUR:
SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA
Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Është shkarkuar nga detyra
Alla me disa zyrtarë të tjerë, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daçi, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku, akuzohen se kanë abuzuar me tenderin për ujësjellësin Bulqizë. Tenderi u fitua nga një kompani BOE England, por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk e Aqif Koneshës, një mik i ngushtë i Lefter Allës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


